Vajza qan prindërit:”Më fal vëlla, më falni të gjithë….Nuk mundem të vij. Nuk ju shoh dot në sy. Çfarë t’ju them?! Që shpëtova veten dhe ju vrava ju?!”

Nevila Mata, vajza e çiftit Bujar dhe Xhevahire Mata, të masakruar me plumba nga bashkëshorti i saj, Majlind Lila, që vrau edhe veten, është shprehur me një dhimbje dhe një pendesë të thellë sot në mediat për tragjedinë që i ka pllakosur dhe për të cilën konsideron veten si shkaktare.
Nevila, 36 vjeçe, psikologe në profesion, ka shkruar në Fb: Si ju vrava unë ju, gjëja ime më e shtrenjtë! Më fal vëlla, më falni të gjithë….Nuk mundem të vij. Nuk ju shoh dot në sy. Çfarë t’ju them?! Që shpëtova veten dhe ju vrava ju?! Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj! Çfarë do t’ju them kur t’ju shoh? Pse nuk ju mbrojta dot?! Pse mendova vetëm për vete? Pse…?
Nevila Mata shkoi në Suedi me bashkëshortin e saj me të cilin ka një fëmijë 5 vjeç. Ajo kishte punuar në Tiranë në disa OJQ. Nevila qendroi në Suedi me fëmijën, kurse i shoqi u kthyer para dy ditësh, nuk dihet në ç’rrethana. Por, që në vitet e para të lidhjes së tyre, çifti ka pasur konflikte, që evoluan ndjeshëm në Suedi dhe çuan në ndarjen e çiftit, ndarje që Lila nuk e ka pranuar.

Loading...