Cut’ është faqja në Youtube me 9.9 milionë ndjekës që së fundmi ka realizuar një video me titullin:
‘Çfarë konsiderohet tabu në vendin tuaj?’ duke marre ne video një person për çdo shtet për të dhënë mendimin për temën.
Pjesë e saj ishte dhe Shqipëria e vajza që u shfaq në video tregoi një tabu që ka dëgjuar nga mamaja e saj.
‘‘Mamaja ime thotë se të fishkëllesh natën, tërheq xhindet, që janë krijesa që jetojnë afër nesh mirëpo ne nuk i shikojmë dot. Mund të shkaktojnë probleme sidomos nëse jeni në shtëpi me familjen‘- shprehet vajza.
Njerëzit e tjerë nga vendet e ndryshme të botës kanë treguar tabu nga më të ndryshmet, në Suedi nuk mund të ulesh afër dikujt në tren apo ti flasësh dikujt që nuk e njeh, në Korenë e Jugut konsiderohet tabu tatuazhi, në Japoni, Indonezi dhe shtete të tjera, seksi është një tabu shumë e madhe.
Aborti konsiderohet tabu në Kili dhe Argjentinë ndërsa ne Spanjë është vetëvràsja.
MINUTA: 1:22