Ndërkohë që në foto e mëposhtme shihet dhe një person që gjendet me sqepar në protestë. Mungojnë pankartat dhe flamujt e partive, ndërsa sipas burimeve nuk do të mbahet as fjalime politike.
Kreu i PD-së Basha shoqërohet në protestë nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nga Gazmend Bardhi.
Skenari i protestes:
Burime nga PD-ja bëjnë me dije për Fax News se fjalën do ta kenë vetëm qytetarët.
Fjalën e hapjes do e mbajë një vajzë nga Shkdora dhe më pas mikrofoni do të kalojë tek protestuesit e Unazës së Re, pedagogët, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit, përfaqësues nga artizanët, biznesi i vogël apo sipërmarrësit e rinj.
Sipas këtyre burimeve ata do të shprehin revoltën e tyre në një protestë e cila simbolikisht do të jetë dhe shprehja e pakënaqësisë së popullit ndaj qeverisë së Ramës.
(shqiperiaime)