Vaksina e COVID-19 mbërrin në Shqipëri në…, Pipero tregon datën

Shume shtete kane nisur procedurat e porositjes se vaksines-Anti COVID. Mesa duket edhe Shqiperia ka nisur perpjekjet per kete gje.

Pas vendimit të komitetit të ekspertëve për kufizimin e lëvizjeve në Shqipëri, ka reaguar së fundmi Pëllumb Pipero i cili jep një lajm shpresëdhënës.

Mjeku i njohur e ka cilësuar si një lajm të madh prodhimin e një vaksine, me 90 për qind efikasivitet.

“Shqipëria do e mirëpresë vaksinën. Besoj se para fundit të vitit vaksina do të jetë në duart e qytetarëve. Të gjithë do të kenë mundësi ta kenë edhe pse jo shpejt.

Vaksina është 90 për qind efektive. Asnjëri nga ne nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë qeveria jonë. Nuk mendoj se Shqipëria do jetë e privuar nga kjo arritje shkencore”, tha Pipero.

Loading...