Vaksina e Covid, vjen lajmi i mirë nga Italia

Dita e sotme ka nisur testimi i vak sinës italiane kundër koronavirusit në institutin Spallanzani në Romë dhe Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë.

Peogrami do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit. “Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”,- siguroi presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.
“Ne besojmë fuqimisht në vaksinën për të mirën e përbashkët. Rajoni do të ndjekë procesin e eksperimentimit hap pas hapi për të arritur shpërndarjen sa më shpejt të jetë e mundur”- siguroi Zingaretti.

“Vullnetari i parë, i zgjedhur nga mijëra që u ofruan vullnetarisht mori dozën përmes injeksionit intramuskular. Në muajt në vazddim ai dhe të gjithë të tjerët që do të testohen do t’i nënshtrohet një seri kontrollimesh periodike që do të përdoren nga studiuesit për të verifikuar sigurinë dhe tolerancën si dhe çdo efekt anësor”- përfundoi Zingaretti.

45 nga vullnetarët janë të moshës 18 deri 55 vjeç, por ka edhe vullnetarë mbi 65 vjeç.

Loading...