Vaksina kundër tuberkulozit lufton koronavirusin? Mjekja: ‘Është bërë një studim shumë i mirë për vaksinën e turbekulozit që thotë që…’

Një studim i kryer për efektin e vaksinës kundër tuberkulozit në virusin Covid-19, ka bërë që shpresat të rilindin për gjetjen e mënyrave për të luftuar virusin që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

E pyetur se a na ndihmon vaksina e tuberkulozit për të luftuar koronavirusin, mjekja pediatre Ilsa Kraja thotë se edhe pse mbetet një studim, kjo vaksinë është shpresë.

“Vaksina e tuberkulozit është shumë e nevojshme për tuberkulozin.

Duhet të jem e kujdesshme kur flas për koronavirusin sepse jemi gjithë kohës duke marrë njohuri të reja, çdo ditë.

Është bërë një studim shumë i mirë në Australi për vaksinën e turbekulozit që thotë që mbron ndaj Covid 19.

Edhe pse ngelet ende një studim i kufizuar në njerëz, është një shpresë e mirë që ata që e kanë bërë këtë vaksinë”, tha mjekja Ilsa Kraja.

Loading...