Vaksinimi i detyruar! Ngrihen në protestë studentët shqiptarë

Ditën e sotme në orën 18:00 studentët do të protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm përballë amfiteatrit të Universitetit të Arteve. Ata nuk duan që ta bëjnë vaksinën e cila tashmë për ta është e vendosur me detyrim.

‘E drejta jote mbaron aty ku fillon…diskriminimi im…’ ‘Kundër vaksinimit me detyrim. Pro lirisë; trupi im zgjedhja ime’. ‘Mbro jetën, po shkencës. Mbro fëmijët, jo politikës’.

‘Debat i hapur’ ‘Ja si do ta mbrojmë jetën, lirinë, punën dhe arsimin’. ‘ A do protestojmë, kur? si? pse?’-shkruhet në posterat e afishuar të studentëve.

Studentët kanë kundërshtuar vaksinimin me detyrim duke lajmëruar dhe një diskutim të hapur ditën e sotme në orën 18:00 tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve dhe më pas do të organizojnë një protestë e cila deri më tani flitet që do të mbahet në datën 11 shtator në “Sheshin Nënën Tereza” në Tiranë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që vaksinimi me detyrim do të jetë për studentët dhe për mësuesit.

Loading...