Valareja, histori e vjetër dhe e re një qyteze të braktisur

Fitim Çaushi & Bardhyl Tare

 – Më shumë se jeta dhe shekujt këtë vend e ka bërë të njohur kënga “Harro mushkë Valarenë/ se Ali Pashën e prenë”!

Është një këngë e kënduar në breza.

Natyrisht kjo këngë ka edhe historinë e saj, histori që, si dhe kënga, ka kaluar në breza.

Valareja është një fushë bujqësore blegtorale që shtrihet në veri të luginës së Drinos, me sipërfaqe rreth 800 ha, e formuar nga prurjet e lumit Drino dhe e degëve të tij.

Lartësia mesatare mbi nivelin e detit rreth 200 m. Jo e gjithë lugina e Drinosit merr emrin Valare, por një pjesë e saj me konture fizike të përcaktuara. Nga jugu kufizohet me rrugën automobilistike, ura e lumit Topullaraj, në lindje nga vargu i kodrave, në verilindje nga lumi Nimicë deri ne bashkimin e tij me Drinosin. Bërthama kryesore është qendra e banuar sot dhe përreth ish-komunës.

Valareja e mirëfilltë që ka qenë e banuar dhe në lashtësi. Si kryeqendër ka qenë vendi i quajtur Vakarec. Pikërisht në këtë vend ka mbeturina ndërtimesh që të forcojnë idenë e një vendbanimi të hershëm. Themelet e mureve të vjetër, sa do që janë pastruar për tokë buke në kohën e socializmit, përsëri edhe sot janë aty.

Aty u zbuluan 4 varre, me pllaka guri monolite dhe ashtu kanë mbetur deri në ditët e sotme pa u kujdesur as nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve e të Kulturës së Gjirokastrës. Këtë varre janë te ngjashëm me ata të Antigonesë, Sofratikës, Jergucatit, Melanit (i supozuar si qyteti Hadrianopol) Adrianopolit (Sofratikë), Leklit, Labovës së Kryqit, Kardhiqit, Palokastrës e Selosë, e deri me Finiqin, Ambrakinë etj.

Numri i madh i veglave bujqësore dhe punishteve, flasin për një zhvillim ekonomik relativisht të lartë të prodhimit vendas, për një lidhje jo vetëm me qytete të tjera të vogla përgjatë luginës së Drinos si. Një nga këta qytete ishte Antigonea, që konsiderohej ndër qytetet më të mëdha për botën antike iliro-epiriote. Kodrina, tuma, ka disa në fushën e Valaresë të cilat janë të pa eksploruara. Një gojëdhënë thotë se aty kanë banuar Nokovitë, që janë shpërngulur s’dihet se përse dhe janë vendosur në rrëze të malit të Lunxherisë në fshatin sotëm Nokovë.

Banorët e rinj të Valaresë u vendosën këtu në vitin 1955-57, si sektor i NB Goranxisë. Me kolektivizimin e bujqësisë në krahinat e varfra u lanë të lirë familje që kishin shumë fëmijë dhe kishin pak krahë pune të vendoseshin në këta sektorë shtetërore që kishin nevoje për fuqi punëtore. Kështu këtu në këtë kohë erdhën familje nga Përmeti, Tepelena, Skrapari, Kuveleshi, Kuçi, Kallarati, Rexhini, Nivica, Zagoria.

“Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashë e prenë”…

Hani i Valaresë ka qenë ndërtuar në fushë, përmes luginës që formohet nga mali i Lunxhërisë dhe Mali i Gjerë, përballë, në të dy krahët kishte ekzaktësisht fshatrat e Erindit dhe Mashkullorës.

Aty duhet të ketë kaluar rruga në periudhën Bizantine që lidhte Tepelenën dhe Janinën, sepse rruga antike në periudhën romake, kalonte përmes fshatrave të Lunxhërisë, zbriste në Libohovë dhe vazhdonte në qafën e Peshkëpisë. Pronari i këtij hani ka qenë Xharau dhe Myrtezan Agai, nga Gjirokastra.

Është e njohur masakra te Hani i Valaresë e marsit të vitit181: Ali Pashai i shtroni në driza 780 burrat e Kardhiqit, të mbyllur në haurin ku rrinin kuajt e udhëtarëve, dhe urdhëroi mirditorët, që kishte në ushtrinë e tij, t’i vrisnin, por ata i thanë Pashait t’i armatoste kardhiqotët dhe të luftonin me ta burrërisht.

Pashai u inatos dhe urdhëroi Thanas Vajën, i cili organizoi vrasjen e tyre nga bedenat e kalasë me gardën e tij. Populli e përjetësoi në këngë këtë mizori ku thuhet: “Në fushë të Valaresë,/ i biri i Han Kokopesë,/ vrau gjashtëqind e pesë”…

Përse u vranë Kardhiqit? Ali Pasha kishte marrë një borxh të madh tek agallarët e Kardhiqit, para se bëhej Vezir, këta e lajmëruan disa herë, por Pashai s’ua vuri veshin. Rastisi që te Ura e Kardhiqit të kalonte me mushkë Hankua, e ëma e Aliut dhe e bija, motra e tij. Kardhiqotët i kapën rob dhe i mbyllën në një shtëpi të trajtuara shumë mirë. I dërguan Pashait të dërgonte borxhin, për t’i lëshuar pengun.

Një miku i Aliut nga Libohova, sikundër dëshmon një udhëtar i huaj, i dërgoi kardhiqotëve borxhin dhe ata e liruan nënën dhe motrën e Aliut, duke i ulur në shalën e mushkës mbrapsht, me domethënien se Aliu duhet ta shikonte Kardhiqin në ikje, të mos kthehej më atje.

Në literaturën e huaj shkruhet se kardhiqotët i kanë ç’nderuar nënën dhe motrën e Ali Pashës, dhe Aliu u hakmor.

Të huajt nuk e njihnin traditën shqiptare se kjo nuk ndodhte kurrë në Shqipëri, as nuk mund ta perceptonin dot se në Shqipëri, sikur vajzës ose gruas t’i hiqej shamija e kokës, ose t’i flitet në rrugë apo në krua, ishte ç’nderim. Këtë e dinte mirë Aliu, mjaftonte mbajtja peng të konsiderohej turp i madh që i bëhej atij, prandaj i masakroi kardhiqotët me dredhi.

62010455Pas vrasjes së Ali Pashës, ushtria turke ushtroi dhunë për ta nënshtruar vendin, i cili kishte jetuar një farë qetësie nga zgjedha otomane, kur sundonte Aliu. Në këto reprezalje edhe Hani i Valaresë, vendpushimi i Ali Pashës kur kthehej nga Tepelena për në Janinë, ose anasjelltas, ishte prishur. Kur motra e Ali Pashës po nisej për Tepelenë, i thotë mushkës që mori rrugën për te hani i Valaresë, shprehjen e famshme, sepse nuk e kishin më komoditetin dhe mbrojtjen e Ali Pashës, sikundër deri atëhere. Ndërsa në një variant tjetër të ngjarjes-legjendë, thuhet se dhe 10 vjet pas masakrës sa që gjallë Ali Pasha në këtë fushë nuk kulloti asnjë kafshë tjetër, përveç mushkave dhe kuajve të Ali Pashë Tepelenës. Por me vrasjen e tij aty vërshuan mushkat e kuajt e fshatrave përreth, ndaj ngeli shprehja “Harro mushke Valarenë”. E vërteta është se në këtë vend të paqtë, të begatë e të mirë është kryer një nga më të pashembullta në historinë e Shqipërisë.

Fshatrat e rinj 50-60 vjeçarë të Luginës së Drinos

Bulo, Asim Zeneli, Arshi Lengo, Valare dhe Andon Poçi

Pas çlirimit të vendit në tokat e bejlerëve të Gjirokastrës, në ato djerrë dhe në ato që kanë qenë kënetë u krijuan këto qendra banimi:

Bulo: Formuar në vitet ’50 si nevojë e shfrytëzimit të tokës bujqësore në krahun lindor të lumit Drino. Banorët e Bulos vinin kryesisht nga fshatrat e Tepelenës, Përmetit, Skraparit dhe Kurveleshit

Asim Zeneli: I vendosur në këmbët e Antigonesë në fushën e begatë, pas bonifikimit dhe sistemimit nga Pushteti Popullor. 26 familjet e para erdhën në vitet 1946. Këtu u formua kooperativa e parë blegtorale në Shqipëri, ose kooperativën e dytë bujqësore pas Ktutjes.

Banorët e këtij fshati vinin nga fshatrat e Kurveleshit: Progonat, Lekdush, Golem, Rexhin, Kuç dhe dy familje nga Zagoria. Më vonë erdhën edhe familje të tjera. Këtu lindën iniciativat e para të heqjes se çitjaneve dhe litarit të grave. Në nderim të Heroit të Popullit Asim Zeneli, fshati u quajt “Asim Zeneli”.

Arshi Lengo: Në anën veriore të “Asim Zenelit” u krijua fshati “Arshi Lengo”, i cili u ndërtua në vitin 1954. Mori emrin e dëshmorit nga Manalati i Gjirokastrës. Edhe këtu banorët e parë ishin nga Përmeti dhe Tepelena

Valare: Më në veri të “Arshi Lengos”, në këmbët e Malit të Lunxhërisë, u ndërtua fshati Valare, emri i të cilit u vendos nga toponimi që mbante zona.

Andon Poçi: Në veri të Valaresë nga banorë të komunitetit vllah është krijuar pas çlirimit fshati Andon Poçi, që mban emrin e një dëshmori të Luftës.

Loading...