Valbonë, katër të rinj të aksidentuar, ja gjendja e tyre…

Katër të rinj të cilët u aksidentuan në Valbonë kanë marrë mjekimin në kohë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit bashkiak të Tropojës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.

Loading...