Valë arrestimesh në Tiranë

Një valë arrestimesh është kryer në mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit. 

Burimet bejne me dije se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve.

Deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 13 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.

Ndërkohë, bëhet me dije se aksioni vijon.

Sipas njoftimeve te deritanishme mesohet se mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe 7 biznesmenë të njohur në vend që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe të firmave të konstruksioneve.

Në pranga kanë rënë edhe biznesmenë që operojnë në fushën e Policisë Private.

Biznesmenët akuzohen për mashtrim me skemën e rimbursimit të tvsh, ndërsa të dyshuar janë 50 persona.

Loading...