Valentina ka mbajtur të groposur një sekret për vite me radhë: ajo nuk është nëna biologjike e djalit të saj, Kristianit. Në studion e “Ka Një Mesazh për Ty”, ajo hedh dritë mbi historinë e së kaluarës së tyre.
Valentina nis të rrëfejë se në përpjekjet për të sjellë në jetë një fëmijë, ka pësuar 4 aborte. Ndaj, vendimi i përbashkët bashkëshortoi i çoi në dyert e jetimores, ku morën Ronaldon, asokohe dy vjeç.
Pjesë nga bisesa:
Ardit Gjebrea: Çfarë dinit ju për Ronaldon kur e morët?
Valentina: Që ky fëmijë ka dëmtime në tru dhe zonja që e ka pasur në bark ka pësuar dëmtime gjatë shtatzënisë. Aty fillova ekzaminimet.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç është djali sot?
Valentina: 23.
Ardit Gjebrea: Kur ia thatë që është i birësuar?
Valentina: Djalit nuk ia kam treguar, madje kam grisur dhe dokumentat përderisa unë pranova të bëhesha nëna e tij dhe ai biri im. I zhduka, nuk lashë asgjë dhe fëmija nuk dinte gjë.
Ardit Gjebrea: Kur ia ke treguar?
Valentina: Një ditë të bukur, shkoj ulem pranë divanit ku ishte fëmija dhe i thashë: “Unë jam mami yt, ti e di që të kam rritur me mish e me shpirt, me gjithë të mirat, por këtu (tregon barkun) nuk të kam mbajtur”. Për këtë arsye jam detyruar t’ia tregoj sepse ai më vriste me fjalë, më thoshte gjithmonë: “Mami, si më ke lindur, vetë apo me operacion? Mami, për sa kohë më ke dhënë gji? Mami, a kam qarë shumë kur kam qenë i vogël?”
Në rrëfimin e Valentinës, djali nuk pati asnjë reagim negativ ndaj saj duke i thënë se ajo është nëna e vetme që ai njeh. Prejardhja e tij iu bë e ditur në Tetor të vitit 2020. Emri i djalit tani është Kristian.