Valëvit flamurin kuq e zi në festën e gështenjës në Mal të Zi,policia vendase arr.eston shqiptarin

Valëvitja e flamurit kuq e zi në festën e gështenjës në fshatin Krajë të Malit të Zi, i kushtoi jo pak shkodranit Irfan Domnori.

Në kthim për në Shkodër ai u ndalua nga policia dhe u shoqërua për disa orë në komisariat, e më pas përfundoi në gjykatën e Tivarit.

Në shtetin fqinj është i ndaluar me ligj ekspozimi i flamurit kombëtar shqiptar nëse nuk shoqërohet edhe me atë Malazez, prandaj Domnori nuk do të lejohet të hyjë për 30 ditë në këtë shtet, ndërsa ka paguar edhe një gjobë të majme prej 300 eurosh.

 Ai e quan aspak normale të gjithën këtë që ka ndodhur, duke treguar se përherë e ka mbajtur flamurin kuq e zi dhe veshjen patriotike.Shkodranews

Loading...