Vallet dhe traditat e vendit tonë nën interpretimin e të rinjëve

Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat që arti dhe kultura trasmenton.

Në kuadër të këtij projekti trupa e Ansamblit Popullor startoi sot sezonin e ri 2019 në shkollën 9 – vjeçare “Naim Frashëri”.

Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një workshop me nxënësit e kësaj shkolle, duke i shpjeguar atyre vlerat e folklorit të pasur shqiptar e më pas duke interpretuar disa pjesë të njohura në një koncert të organizuar posaçërisht për ta.

Atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e vallave të Ansamblit Popullor u bashkuan edhe nxënësit e shkollës, për të mësuar vallen e “Rugovës” dhe vallen “Katjushka”. /atsh

Loading...