Vallja devolliçe është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare e cila renditet mes valles së Osman Takës, valles së Dumresë apo edhe valleve epiko-lirike në veri të vendit.
E kultivuar dhe trashëguar mirë brez pas brezi, ajo konsiderohet si një lloj mjaft dinamik, ku valltarët shfaqin forcë dhe energji në lëvizje.
Arkiva Qëndrore e Shtetit, ka përcjellë një video ku grupi folklorik i krahinës së Devollit ka përfaqësuar Shqipërinë dënjësisht në vitin 1957 në Moskë.
Aktiviteti zgjati në segmentin kohor 28 korrik-11 gusht 1957, dhe pati mundësi që të njihej me një ndër thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Krahina e Devollit, shquhet për vlerat folklorike, ku në historinë e saj janë shënuar balada, ninulla, këngë, valle, zakone dhe rite.
Këto gjenden të përshkruara edhe në letrat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili një pjesë të gjerë të krijimtarisë së tij letrare ja kushtoi Devollit./Mapo
https://youtu.be/1ZS_CT6-BbE