Vallzat, kuruesi i dhimbjeve të stomakut

Vallzat, emri botanik i të cilave është Sorbus aucuparia, janë fruta kokërr vogla të cilat rriten kryesisht në male e kodra. 

Kjo frutë është e rrallë për pjesë më të madhe të botës. Më shumë e përhapur është në zonën e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, Amerikën e Veriut si dhe Azinë Veriore gjithashtu.

Vallëzat rriten në klimë të ftohtë ndaj dhe karakteristikë e tyre është rritja në zonat malore.

Këto fruta kokrra të vogla janë të paketuara me një numër të lartë vlerash ushqyese. Përfshirë këtu një nivel të lartë të vitaminës C, fibra ndërsa cilësohen, gjithashtu, si të çmuara për vetitë e tyre antioksiduese.

Falë nivelit të lartë të vitaminës C, vallzat ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Përfshirë këtu edhe përmirësimin e nivelit të kolagjenit, i cili ndihmon në forcimin e muskujve dhe ndihmon në mirëfunksionimin e enëve të gjakut. Këto fruta janë fantastike për sa i përket aktivitetit të tyre antibakterial.

Acidi sorbik tek këto fruta ndihmon në eliminimin e baktereve dhe mikrobeve që prekin lëkurën dhe trupin gjithashtu.

Vallzat kanë, gjithashtu, veti shumë të mira për sa i përket ndikimit të tyre në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes. Çaji i vallzave të thara është përdorur që në lashtësi për të kuruar dhimbje e barkut, diarrenë si dhe dhimbjet e stomakut. Sot, vallzat nuk gjenden lehtë në treg ato janë përherë pjesë e sasive të vogla me fruta që shiten në tregjet e fshatarëve.

Loading...