Vangjush Dako: “Unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin tani.Gjejeni ju me kë jam duke folur.Këtë ta sfidoj këtu”

Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako, ka folur sot rreth përgjimeve të publikuara nga “Bild”, ku ky i fundit del në këto përgjime duke folur me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako ka mohuar të ketë folur me Astrit Avdylajn në ato përgjime, duke thënë se personi që dëgjohet të flasë me të është dikush tjetër, ndërsa shtoi se e gjitha, sipas tij, është një manipulim i një mendje të hollë.

“Në përgjimin numër pesë unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin tani. Gjejeni ju me kë jam duke folur. Këtë ta sfidoj këtu. Nëse është e vërtetë që po flas me Astrit Avdylajn…

Një mëndje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me 5 telefonatat e tjera. Në përgjimin pesë unë nuk jam duke folur me Avdylajn. Në prokurori kam dhënë dëshminë time dhe më kanë pyetur dhëmbë e dhëmballë për cdo gjë. Kanë sekuestruar të gjitha dosjet e Bshkisë në raport me këta. Unë këto i kam dëgjuar nga ju nga mediat nëpërmjet gazetës gjermane. Unë të them nuk jam duke folur me të, të bëj sfidë të hapur. Mund të jetë gabuar prokuroria”, tha Dako.

Loading...