Vasili: “Edi Rama e mbajti fjalën,prokurori Arjan Ndoja u ndëshkua,me plumb bile”

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Mbikalimin e Shkozetit në Durrës.

Si rrjedhojë e atentatit, ka mbetur i plagosur prokurori Arjan Ndoji.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Ky i fundit shprehet me ironi se Rama e mbajti fjalën, kurse thotë më tej se e ndëshkoi prokurorin me plumb.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile

Loading...