Në një postim në ‘Facebook’ Vasili flet për një ‘axhendë të zezë’ të kryeministrit që sipas tij është kundër Europës dhe integrimit europian.
Edhe më i ashpër, Vasili akuzon Ramën se i shërben konfliktit, shpopullit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur dyert e Europës.
Ai sjell deklaratën e tij në Beograd dhe thotë se nxori fytyrën e vërtetë anti integrim.
POSTIMI I VASILIT
Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën që s’paska kohë të presë BE!!
E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Europës dhe integrimit europian.
Tanimë kjo është tepër e qartë.
Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj.
Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd.
Një deklaratë antishqiptarë anti Kosovë dhe anti çdo vlerë madhore që shqiptarët anë e kënd Ballkanit dhe botës kanë ndërtuar.
I çmenduri politik deklaroi në Beograd se:
“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së”
Pas kësaj deklarate çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të rilindjes është legjitim.
Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Europën e nxori fytyrën e vërtetë anti integrim.
Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor.