Vasili: “Jashtë nga Shqipëria, Borchard!Ky që qepi gojen për votimet puniste të 30 qershorit”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka kërkuar largimin nga vendi ynë, të ambasadorit të OSBE, Berndt Borchard, për gjestin e tij fyes ndaj shqiptarëve të dielën me gisht.

“Jashtë nga Shqipëria, Borchard!- shkruan Vasili në Fb. – Ky halabak, që guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptarëve! Ky që qepi gojen për votimet puniste të 30 qershorit.

Ky që mbylli gojën për raportin e OSBE/-ODIHR për 30 qershorin. Ky që paturpësisht ndryshoi fjalën brenda natës për drogën, që mbuloi Shqipërinë. Ky që në 2008 i bëri duart flakë, kur duatrokiste shkatërrimin e Kushtetutës dhe zgjedhjeve.

Ky nuk është OSBE, ky nuk Evropa, ky është thjesht një individ i akaparuar. Presim tani që Edi Rama t’ia marrë përqafe gishtin, që ngriti Borchard dhe ti kërkojë atij ndjesë. Hë, jepi Edi, ç’pret?!”

Loading...