Vasili: “Mafian e mbështet qeveria, ky është shkatërrimi i Shqipërisë të tjerat janë asgjë”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas transmetimit nga RAI 3 të emisionit mbi Shqipërinë “Udhëtim në zemër të shpërndarjes së drogës në Shqipëri”.

Vasili ka dalë në një konkluzion në Fb:

“Mafian e mbështet qeveria, ky është shkatërrimi i Shqipërisë të tjerat janë asgjë.

E gjithë qeveria e Edi Ramës në çdo nivel mbështet dhe është kthyer në një çirake të Mafias.

Ky është fundi i Shqipërisë dhe kjo është tragjedia më e madhe dhe kjo është një zhbërje e vërtetë kombëtare.

Prokurori i AntiMafias Nicola Gratteri i vë vulën, lexojeni vetë:

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime.

Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëtat e deri më të lartat”, është shprehur publikisht Gratteri për emisionin “Narcotica” në RAI 3.”

Loading...