Ai me një ironi të hollë shkruan në një postim në facebook se, “Na kishte marre malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk genjen fare që thotë të vertetat siç janë”.
“Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!”, shkruna Vasili
Ja postimi i tij i plotë:
Na kishte marre malli për këtë Edi Ramën objektiv, që nuk genjen fare që thotë të vërtetat siç janë.
Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq genjeshtar i madh ky Edi Rama.
Kush e prishi këtë njeri xhanëm?
Kush e mori në qafë?
Kush e mëson që të futet në errësirë?
Pse e shpërdorojnë naivitetin e tij saqë e bejnë të duket edhe si tuaf edhe si matuf?
Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, që të rrojmë e ta kujtojmë të mirin Edi Rama që e telendisi për dreq shoqëria e keqe!!