Vasili: “Opozita nuk hyn në zgjedhje me këtë sistem”

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se, shitblerja e votave në vendin tonë ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë sistemin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Përmes një deklarate për shtyp, Vasili u shpreh se “me këtë sistem, opozita nuk ka sesi të hyjë në zgjedhje”.

“Opozita e bashkuar ka denoncuar fuqishëm shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Vetëm PS kishte zero pretendim. Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shitblerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj”, tha Vasili.

Sipas tij, “OSBE/ODIHR ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike”.

“Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund”, tha Vasili./atsh

Loading...