Vasili për shembjen e ‘Prestige Resort’: ‘Shikoni banditët dhe horrat e Edi Ramës, qindra turistë të huaj të shokuar nga këto pamje të përbindshme’

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në një status në facebook në lidhje me ndërhyrjen e IKMT te “Prestige Resort”.

Teksa ka postuar video të fadromave të IKMT, Vasili shkruan se qindra turistë janë shokuar nga këto pamje të përbindshme.

“Shikoni banditet dhe horrat e Edi Rames, qe shkaterrojne Prestige Resort dhe qindra turiste shumica te huaj qe jane shokuar nga keto pamje te perbindshme”– shkruan Vasili.

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.

IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama.

Ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

Loading...