Përmes një konference për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili paralajmëroi qeverinë shqiptare se beteja e opozitës do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, duke kthyer në arkën e buxhetit fondin e dhënë për këto dy rrugë.
Vasili teksa u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në këmbë, garantoi se LSI nuk do të bëjë hapa pas.
“Shpërdorohen 250 mln euro të shqiptarëve, pra 300 mld lekë. Qeveria shqiptare e qartë dhe e bindur për të grabitur këto para, për te mos marr ajo përgjegjësinë e hajdutërisë nga pikëpamja formale, ia kalojë Kuvendit dhe deputetëve.
Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejen tonë për të çuar në vend përgjegjësit e kësaj hajdutërie shtetërorë, grabitje të padëgjuar, nuk do të lëmë asnjë hap deri në kthimin e këtyre parave në buxhet. Nga denoncimi në SPAK, madje do ta ndjekim në gjykatën Ndërkombëtare.
Janë baras sikur të ndërtonim 4 spitale Nënë Tereza në vend, apo shumë gjimnaze. Qeveria kërkon te vjedhë 250 milionë euro”, tha Vasili.