Vasili: “Reforma në drejtësi ka tre vjet që kapet nga qeveria dhe s’ecën, këtë e shohin dhe e kuptojnë të gjithë”

Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma që s’ecën, ndërsa miliona euro dhe dollarë

Që reforma në drejtësi ka tre vjet që kapet nga qeveria dhe që s’ecën, këtë e shohin dhe e kuptojnë të gjithë, bile kjo nuk do edhe ndonjë zgjuarsi të madhe se është kaq e qartë.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollarë nga BE dhe SHBA vazhdojnë, ecin dhe derdhen për një reformë që s’ecen dhe është kapur nga qeveria, këtë nuk e kupton njeri……

Nuk e kupton njeri po e them për mirësjellje, sepse të gjithë e kuptojnë që çke me atë punë, duke filluar nga shqiptarët të parët, sepse nga që e kuptojnë shumë mirë, afër 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase të 30 qershorit dhe ” sukseset” e kleptoqeverisë megjithë “suksesin madhështor” të reformës në drejtësi brenda, që i la pa gjykata dhe ku drejtësinë e kapi qeveria.

Reforma sukses i madh ose “Great Success” thonë me gojën plot.

Po pse nuk e kuptojnë Europianet këtë “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojnë e nuk na i hapin negociatat për anëtaresim në BE për vite me radhë.

Po pse investitorët nuk e kuptojnë “suksesin e madh” dhe vetem ikin e ikin nga Shqiperia dhe shkojnë në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi dhe nuk vjen asnjë investitor i rëndësishëm në Shqipëri.

Po pse shqiptarët nuk e kuptojnë “suksesin e madh” dhe ikin me mijra e mijra nga Shqipëria, me që thonë se reforma u bë për popullin shqiptar.

Po pse nuk e kupton këtë “sukses të madh,” Departamenti Amerikan i Shtetit, që na e thotë troç në Raportet e tij se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, që krimi është këmbë kryq edhe në mes të Tiranës, që Shqipëria është bazë e krimit të organizuar për Europën, SHBA, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme, që Shqipëria është shëndërruar në një lavatriçe gjigande parash të pista.

Po pse nuk e kupton këtë “sukses të madh” Komisioni Europian që na tregon me gisht katastrofën ekonomike ku po bie Shqipëria për shkak miliardave të koncesioneve hajdutërore, që kanë rrëmbyer 45 % të GDP së Shqipërisë.

Reformën si “sukses të madh” e kupton vetëm Rama dhe qeveria se grabisin miliarda siç duan dhe nuk i hyn gjëmb në këmbë pasi falë reformës kapen drejtësinë.

Reformën si “sukses të madh” e kuptojnë të gjithë ata që i bëjnë rrush e kumbulla dhjetra milion eurot dhe dollaret e Europës dhe Amerikës,mbushin xhepat dhe në fund do të thonë: “reformën e bëmë, por është e padukshme ndaj nuk e shikoni”.

Reformën e kupton si “sukses të madh” vetëm krimi dhe korrupsioni, që janë më rehat se kurrë sepse nuk ndëshkohen, ndaj edhe vetëm rriten e zmadhohen dhe kanë kapur për fyti Shqipërinë.

Mirë ne na thonë: Hajeni me zor reformën në drejtësi si “Great Success”, po atyre, që i paguajnë dhjetra milion eurot dhe dollaret dhe që e dinë shumë mirë çfarë është drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët dhe nuk e hanë për sukses këtë “Big Failure” si do t’ja bëjnë, çfarë do tu thonë, si do ti genjejnë, se minareja e dështimit nuk futet në xhep ????

Loading...