Vasili: “Rilindja ka gatuar një krizë shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qellimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbe antishtetin”

Kriza po shkatërron gjithshka zgjedhjet i vetmi shpëtim, të tjerat janë fjalë….Kriza në Shqipëri po shkatërron gjithshka.

Krizë shkatërrimtare përfaqesimi, e shtetit ligjor, e besimit, e kredibilitetit, ekonomike dhe sociale është kjo kriza e gjithëanshme dhe më e rënda e pluralizmit, që po torturon vendin.

Çdo lloj hezitimi, takticizmi apo tërheqje përpara sakrificave të domosdoshme e të paevitueshme për zgjidhjen e menjëhershme të krizës është asgjë përpara efekteve të saj shkatërrimtare shumëvjeçare.

Rreziku i një krize pa kthim është një fakt, është një imperative kritike dhe që kapërcen çdo lloj maxhorance.

Kriza pa kthim duhet ndalur sot sepse dimensioni i saj është i tillë sa që çdo dritshkurtësi do të ishte vetëvrasëse.

Rilindja ka gatuar një krizë shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qellimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbe antishtetin, që e pasuron pa fund atë vetë dhe dekurajon një popull të tërë duke i lenë si zgjidhje largimin e dëshpëruar jashtë vendit.

Përballja me krizen dhe rilindjen, që e prodhoi krizën është e pashmangshme.

Çdo ditë e humbur do të thotë një ditë më shumë në favor të rilindjes dhe shpopullimit kombëtar duke krijuar përfundimisht Shqipërinë më të keqe, që nuk i duhet më askujt dhe asnjë njeriu normal, por vetëm gangsterëve që kanë pushtuar sot qeverisjen e vendit.

Sot dhe vetëm sot të gjithë shqiptarët, që duan të shpëtojnë vendin, por veçanërisht të gjithë ata, që kanë përgjegjësinë të udhëheqin opozitën politike janë përpara një prove për ndershmërinë e tyre edhe individuale ndaj interesave të vendit.

Asnje alibi nuk mund të ketë për askend në rast se nuk e ndalin krizen sot.

Nje ditë e humbur sot janë vite të tera të humbura dhe të parikuperueshme nesër.

Qeverisja e neserme nuk mund të ndërtohet mbi një shkatërrim pa kthim sot, sepse do bënte të pavlerë e paefekt edhe qeverisjen që do të kishte qellimet më të mira.

Shqipëria është sot si një i sëmurë në agoni dhe opozita ka detyrën që sot, menjeherë dhe me çdo çmim ta shpëtojë nga vdekja dhe jo të qajë e vajtojë mbi kufomën e saj.

Ka vetëm një ilaç, ka vetëm një kurë, ka vetëm një mjekim ai është zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë.

Shmangia nga ky mjekim i vetëm shpëtimtar, që janë zgjedhjet, do ta bënte bashkëfajtorë të gjithë…

Loading...