Të gjitha palët duhet të punojnë për këtë objektiv madhor”, shkruante diten e djeshme kreu i qeverisë, Edi Rama përkrah albumit të fotografive me disa nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian.
Ndërkohë ka reaguar edhe ish-deputetit Petrit Vasili i cili shkruan në rrjetet sociale se, “shqiptarët besojnë atë që është esëll, jo atë të prillit,që ka postuar Mister 1 Prilli !!”, duke bërë ironi edhe me ngatërresën e Junckerit gjatë ditës së djeshme për çështjen e datës së zgjedhjeve.
Nga ana tjetër Vasili shigjeton zyrtarin e lartë të BE-së i cili shpesh është përfolur për deklaratat e tij të çuditshme dhe sjelljet jo korrekte gjatë takimeve zyrtare për të cilat është përfolur për shkak të ‘marrëdhënieve’ me alkoolin.