Vasili ultimatum Ramës dhe Lleshajt: “Banditët po dërrmohen,pa kthim!Ikni shpejt budallenj,koha është tani nesër do të jetë vërtetë shumë vonë”

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa ka komentuar përplasjet në KZAZ-të e disa bashkive në vend, për të mos lejuar procesin zgjedhor.

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama dhe Lleshaj janë përgjegjësit kryesor për shkeljen dhe dhunimin e ligjit.

Sipas tij, këta dy banditë duhet ta harrojnë se do ta bëjnë Shqipërinë çiflig të tyre.

“Banditet po derrmohen…….pa kthim!!

Kryeministri kriminel dhe ministri i brendshem bandit tashme jane identifikuar qarte si pergjegjesit kryesore per shkeljen dhe dhunimin e ligjit.

Ta harrojne keta dy bandite se do te bejne Shqiperine çiflig te tyre. E dine shume mire qe pretenca e ikjes ju eshte dhene te dyve, edhe ne e dime se ku dhe nga kush…..

E dime qe ju duhen ca dite per te zhdukur letrat qe i kompromentojne keq, ndonese kopjet e tyre jane atje ku duhen…..

Ikni shpejt budallenj,koha eshte tani neser do te jete vertete shume vone”, thekson Vasili.

Loading...