Vatikani hedh poshtë deklaratat e Papa Françeskut për martesat e homoseksualëve

Vatikani thotë se deklaratat e Papës Françesko për martesat gay në një dokumentar muajin e kaluar janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe nuk sinjalizojnë ndryshime në doktrinën e Kishës për homoseksualët apo mbështetjen rreth martesave brenda të njëjtit seks.

Dokumentari i Papës Françesko u dha në festivalin e Romës në tetor dhe bëri bujë për komentet e tij rreth homoseksualëve sesi ata kanë të drejtë të jenë në një familje dhe se ligjet për martesa mes tyre janë të nevojshme.
Komentet e papës u pritën mjaft mirë nga liberalët ndërsa nga ana e konservatorëve u bë thirrje për sqarime urgjente.

Thirrjet e Papës për bashkimet civile të të njëjtit seks erdhën në mes të dokumentarit me metrazh të gjatë ‘Francesco’ që pati shfaqjen e tij debutuese në Festivalin e Filmit në Romë në tetor.

Filmi, i cili përfshin intervista të reja me Papën, shqyrton çështjet e rëndësishme për Papa Françeskun, duke përfshirë mjedisin, varfërinë, migracionin, pabarazinë racore dhe të ardhurat dhe njerëzit më të prekur nga diskriminimi.

“Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit,” tha Francis në një nga intervistat për filmin. “Ajo që duhet të kemi është një ligj i bashkimit civil; në mënyrë martesat të jenë të mbuluara ligjërisht.”-tha ai.

Loading...