Autoriteti i Emergjencave ne Shkoder deklaroi gjendjen nga permbytjet ne zone dhe theksoi se data 10 janar eshte me problematikja ne lidhje me motin e keq ne vemd.
Raporti i Emergjencave Civile:
Rreshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e Qarkut. Ndërkohë që Prefektura e #QarkuShkodër, po monitoron dhe vlerëson situatën në bazë të dinamikave të njëpasnjëshme të paraqitura varësisht situatës atmosferike.
Ministri i Mbrojtjes, z.Niko Peleshi i shoqëruar nga drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako inspektuan territorin e Qarkut Shkodër, në Njësinë Administrative Ana e Malit #Obot.
“Fierza po punon me porta të mbyllura duke shënuar dhe 10 metër rezerva, ndonëse data 10 Janar cilësohet si kritike. Janë marrë të gjitha masat dhe jemi në gadishmëri të plotë në burime njerëzore dhe logjistike, me mbi 1000 forca që do angazhohen në terren” – u shpreh Peleshi.
💦💧Ndërkohë, hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë pa ndërprerje. Prurjet nga lumi Kir e Gjadër janë të vazhdueshme ku si pasojë kemi sipërfaqe të përmbytura rreth 6000 ha. Nga këto në Bashkinë #VauDejës 3500 Ha dhe #BashkiaShkodër 1600 Ha.
👮♂️Strukturat e ushtrisë kanë rritur nivelin e gadishmerisë për të reaguar dhe mbështetur komunitetin e bashkive në zonat e rriskut, në rast nevoje. Aktualisht është dislokuar një mjet ushtrie i cili po mbështet Njësinë Administrative Ana Malit për transportin e banorëve ne fshatin Obot i cili është i izoluar nga uji. Krahas kësaj sot i është shtuar në ndihmë të transportit të banorëve dhe një mjet lundrues.
🚑Strukturat e Shëndetësisë në kuadrin e masave anticovid, kanë në gadishmëri rreth 200 shtretër dhe janë në gadishmëri me personelin mjek infermierë për të mbështetur komunitetin në zonat e rriskut dhe për të ofruar asistencë shëndetësore.
🏢Prefektja e Qarkut gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Drejtorin e #Kesh, z.Benet Beci në ambjentet e H/C Vau Dejës, ku u njoh nga afër me situatën hidrike, prurjet shkarkimet dhe situatën e pritshme.
✅Në rolin e Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, zj.Angoni organizoi dhe takimin e Komisionit të Mbrojtjes Civile për të analizuar situatën e krijuar dhe për të deleguar detyra për situatën e pritshme.
Vijon të ndiqet dhe monitorohet situata, duke koordinuar dhe bashkëpunuar me të gjitha strukturat e emergjencave në të gjithë territorin e Qarkut, të cilat raportojnë periodikisht problematikat.