Vazhdojnë surprizat në Asamblenë e PS

Vazhdojnë surprizat në Asamblenë e PS. Rehabilitohen Ditmir Bushati e Fatmir Xhafaj, zgjidhen në kryesinë e PS

Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqaj janë kandidatët burra të votuar në kryesinë e Partisë Socialiste.

Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama por do duhet të merrte besimin e socialistëve për t’u rehabilituar edhe njëherë në PS. Tre emrat e tjerë janë pjesë e gardës së vjetër të socialistëve të cilët nuk janë vendosur në asnjë post tjetër përveç kryesisë.

Fatmir Xhafaj u zgjodh deputet pasi theu listën e Tiranës të deputetëve, duke marrë vota preferenciale. Marrëdhëniet mes tij dhe Ramës nuk kanë qenë të mira e kjo u tregua me vendosjen në listën e të rrezikuarve.

Për listën e burrave gjithë kandidaturat për 6 vende ishin 10:

-Pandeli Majko

-Ditmir Bushati

-Ilir Beqja

-Arben Pëllumbi

-Eduard Shalsi

-Armando Subashi

-Fatmir Xhafaj

-Pjerin Ndreu

-Ervin Demo

Loading...