V D E K J A ! – NGA PAJTIM GRACI KOLONJE
Vdekje mizore,
Re e zezë ngarkuar me lotë dhimbje.
Xhelati që gjithmonë na godet pa mëshirë. Zemrën na e vretë, e shpirtin na e ndrydh.
Orteku që zbretë pa pritur, e mbështjellë lëmshë dhimbjen tonë!
Rrufe që godetë në zemrat tona, vretë, djegë e bënë shkrumbë ndjenjat…e brënda mbjellë dhimbje e lotë.
I pa fuqishëm të të ndalojë, zvarritem i lënduar në monopatet e tua.
Ti më qëllonë mua me kamzhik…unë prapë çohem, nuk gjunjëzohem.
Ti godet herë pas here duke më gjakosur, por zoti më gjenë ilaçin dhe më mjekonë, me dashurinë e njerzve që më rrethojnë.
Nuk të nënështrohem katile!.
Dhe pse ti mi merr fizikishtë njerzit e mi të dashur…unë më shumë i dua, e i kujtoj!
Nuk të jam trëmbur e s’të trëmbem edhe nëse një ditë ke piketuar mua. Të pres o e pa besë, ashtu sy më sy, e ballë përballë.
Për më shumë kësaj here më lëndove atë që je treguar e pa shpirtë, mëmën time. Shumë thika i ke dhënë në trup, 4 prej tyre në zemër.
Kam një arsye më shumë sotë, të të sfidoj. Ndoshta nuk arrij, jam i pafuqishëm tê të zhdukë, por të sfidoj me fjalë. Èshtë dhe kjo një betejë e fituar në luftën me ty.
Për ty fisnikja ime mëmë,
Që sotë të mbaja për krahu,
Prapë mbi vdekjen gjurmë bëmë,
Më fal moj mëmë, dëshirë allahu.
Veshur korbë në kokë e këmbë,
Më dërrmove shpirtin kur nise vajin,
E di o hyjneshë se shpirti të dhëmbë,
Por për këtë s’ta kam unë fajin.
Më hape prapë plagët e rënda
Me ligjet e tua që malet drithërojnë
E për çudi sotë “ma pati” ënda
Kur të tjerët heshtën të të dëgjojnë.
Qante motra me ligje vëllanë
Aq shumë lotë në sytë e sajë
Ç’pate a korba, më bëre hatanë
Pse s’më le mua hesapet ti ndajë.
I ngjiti shkallët motra e shkretë
Si korbë shkoi mbi të vëllanë
Atë çast gjithçka ndenji qetë
Kur vëlla e motër me dhimbje u panë.
Korba dermën hapi pakë sytë
Të të shohë motra edhe një herê
Bêhu yll e shpirtin ma ndritë
Mos ma lerë malin të bjerë.
Dermën ç’më bëre, si të durojë
Dhe pse të qaja përsëgjalli
Mi trego plagët të ti shërojë
Rremja i dhëmshur më mori malli.
Buzët e saj mbi ballë ja vurri
Tê shuajë sadopak mallin për të
Të qante në kor me të tjerat zuri
Korba vëlla, motrën e lë…
Gjithë natën te koka i qëndroi
Dorën nga balli asnjë çastê s’ja ndau
Si qyqe vajtonte e nuk pushoi
Me lotët e sajë sytë ja lau.
Skeleti i saj veshur në të zeza
Shkelte mbi dhimbje i mbytur në lotë
Me duart e mia të shpur në varreza
Por lamtumirë, korba s’të them dotë…….!
Mu prehshë në paqe