Vdekja e të riut brenda komisariatit merr kthesën e papritur, detaje…

Materialet e vetëvrasjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta, i janë referuar prokurorisë. Prokuroria e Kavajës, vijon hetimet për vetvrasjen e të riut pasditen e djeshme.

Pretendimet e familjarëve të viktimës, se ai është vrarë janë marrë përbazë nga institucioni i akuzës, duke marrë e regjistruar të gjitha deklarimet e tyre.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se ngjarja është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë që ndodhen në komisariatin e Kavajës.

Mësohet se ambienti ku u gjend i pajetë i riu Meta, është i monitoruar nga kamera të cilat kanë zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Sipas burimeve të Fax News, ato kanë fiksuar të gjithë personat që kanë hyrë e kane dalë në koridorin e paraburgimit. 31-vjeçari, rezulton i dënuar me vendim gjykate që në moshë të adoleshecës.

Mësohet se Meta nga viti 2010 deri në 2012 është dënuar 3 here nga gjykata, ku në 2010 është dënuar me 4 muaj burg, një vit më vonë me 8 muaj dhe në vitin 2012 me 1.4 vite burg. Në të treja rastet është dënuar për vjedhje.

Gjithashtu edhe në komisariat është shoqeruar disa herë por pa akuza konkrete.

Loading...