Vdekja në aksident e dy turistëve italianë, deputeti: ‘Meloni të kërkojë drejtësi! Më shumë zhurmë u bë për një faturë 80 Є sesa për jetën e dy të rinjve’

Deputeti italian Francesco Emilio Borrelli ka reaguar në lidhje ma aksidentin në Sarandë, ku humbën jetën dy turistë italianë.

Borrelli i është drejtuar kryeministres italiane, Giorgia Melonit për të kërkuar drejtësi mbi rastin. Sakaq ai thotë se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga 4 turistët italianë në Berat, sesa për vdekjen e dy të rinjve në Sarandë.

“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë.

Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhyni për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër automobilistët italianë që u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli.

Loading...