Vdekja tragjike e 3 kosovarëve në Shqipëri, ja gjendja e tyre kur u gjetën nga ambulanca

Helmimi nga kërpudha mendohet të jetë shkaku i vdekjes së tre pjestarëve rë familjes Haliti, ndërsa detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë. Si fillim familjarët kanë marrë mjekimin nga ambulance e zonës, por pasi situata nuk u përmirësua, veta ata kanë lajmëruar urgjencën në Tiranë. Këta të fundit kanë gjetur familjarët në gjendje të rëndë, e cila më kritike ishte gjendja e gjyshes së familjes. Sipas informacioneve, ajo kishte probleme me frymëmarrjen.
Urgjenca duke parë gjendjen e familjarëve i kanë dërguar në Durrës, por gjendja e përkeqësuar bëri që të shkojnë në Tiranë. Fatkeqësisht, familjarët nuk arritën të shpëtojnë. Të tre ata kanë dërruar jetë njëri pas tjetrit, në një hark kohor prej 24 orësh, përkatësisht në datat 7-7 dhe 8 maj.

Ndërkohë pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit.

Loading...