Një vdekje e dyshimtë është zbuluar ditën e sotme në Vushtri. Policia ka njoftuar se në një depo është gjetur pa shenjajete një person dhe gjithashtu pranë tij është gjetur nëj pistoletë, një karikator dhe dhjetëra fishekë së bashku me një gëzhojë.
Ndërkohë ekspertët po kryejnë analizat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes së personit.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË: Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.