Tragjedi në sportin spanjoll. Pelayo Novo Garcia, një ish-lojtar nga Elche, Albacete dhe Oviedo, vdiq në moshën 32 vjeçare, pasi u godit nga një tren në linjën që mbulonte seksionin Oviedo-Siero.
Për momentin, As raporton lajmin pa dhënë detaje, pasi nuk dihet nëse ka qenë një gjest vetvr asjeje apo një aksident.
Novo, pesë vite më parë, pësoi një rënie nga kati i tretë i hotelit, ku qëndronte skuadra e Albacete, duke pësuar disa fraktura.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Zaragozës, ku iu nënshtrua një operacioni.
Pas atij aksidenti, ai humbi përdorimin e këmbëve dhe mbeti i paralizuar (dëmtim i shtyllës kurrizore) dhe u bë një atlet tenisi në karrige me rrota.
Loading...