Vdes në burgun e sigurisë së lartë i denuari, një emër i njohur

Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi, ka humbur jetën në burgun e sigurisë së lartë më Peqin ku vijonte të vuante dënimin.

Mësohet se Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetojë dhe shkak dyshohet të jetë bërë infrakti.
Burime nga burgjet bëjnë me dije se më herët Batra nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.

Rezulton se Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm.

Deri në fund të muajit Janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Land Batra.

Vrasja e Land Bratës, është bërë nga djali i Lulashit, me emrin Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano, është kthyer në Shkodër dhe 3 muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet.

Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit, ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant.

Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për t’i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

Loading...