Cheslie Kryst një ish-Miss i njohur në SHBA, ka ndërruar jetë në një moshë shumë të re, vetëm 30-vjeçe. Ajo humbi jetën të dielën në mëngjes pasi u hodh nga kati i 60-të i një ndërtese në Manhattan.
Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, përpara se të vdiste kishte postuar një foto në Instagram. Në foto ajo kishte shkruar edhe një mesazh. Kryst shkruante para se të vdiste
Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe. Mbretëresha e bukurisë avokatja dhe prezantuesja televizive jetonte në katin e nëntë të ndërtesës ku vdiq. Ajo ka qenë vetëm në momentin që është hedhur nga lartësia dhe për herë të fundit është parë në katin e 29-të. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë ish-Missin të marrë këtë veprim tragjik për jetën e saj, ndërsa policia po heton rrethinat e ngjarjes. Burimi: Dailymail.co.uk|