Është shuar në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane.
Autor i kryeveprave si ‘Tango e fundit në Paris’, ‘Nëntëqind’ dhe ‘Imperatori i fundit’, Bertolucci vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Romë.
Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve, por që gjithashtu influencoi në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu.
Bernardo ishte djali i dytë i Attilio Bertoluçit, poet dhe historian i njohur i artit dhe kinematografisë. I rritur në një rreth intelektual, Bertoluçi filloi të shkruante në moshën 15-vjeçare, dhe fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë.Në kinematografi nisi i ndihmuar edhe nga popullariteti i të atit. Atilio Bertolucci kishte ndihmuar regjisorin Pier Paolo Pasolini të botonte romanin e tij të parë dhe ky i fundit ia ktheu favorin duke e marrë Bernardon në Romë si asistent të vetin në filmin Acatone (1961).
Potencialin e Betroluçit si kineast e kishin spikatur edhe regjisorë të tjerë, si Serxho Leone, i cili i pati kërkuar t’i shkruante një rrëfim për filmin e tij C’era una volta il West, (Na ishte njëherë Perëndimi i egër), të cilin e kishte refuzuar duke thënë se ishte shumë kompleks për shijen e publikut amerikan.
Bertoluçi ka dy vëllezër: producentin e filmave Xhovani (Giovanni, lindi 1940) dhe regjisorin e teatrit Xhuzepe (Giuseppe, lindi 1947). Bashkëshortja e tij e parë ishte Adriana Asti, aktorja kryesore në një film të hershëm të tij, (Para revolucionit, 1978).
Vetëm Bertoluçi ishte përjashtim, i cili realizoi filmin e tij antologjik “Tangoja e fundit në Paris” me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder, i cili u bë shembull se si filmat italian mund të fitonin më tepër me angazhimin e aktorëve të huaj në filmat e tyre.
“Perandori i Fundit” ishte një ndër veprat e tij më monumentale për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar në Pekinit, që ishte diçka pa precedent deri atëherë.
Filmi ka fituar 8 çmime Oscar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuar.
(da.xha/BalkanWeb)