Nëna me dy fëmijët e saj, 14 dhe 18 vjeç u asfiksuan për vdekje nga një rrjedhje gazi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku për pasojë humbën jetën Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni, 18 dhe 14 vjeç, ndërsa në spital ndodhet motra e vogël 8-vjeçare, Merita.
Bombola e gazit ndodhej në korridor, ndërsa ekspertët e policisë pohuan se ajo u bë shkak i vdekjes gjatë natës së 3 anëtarëve të familjes Tolaj.
Loading...