Një punëtor ka humbur jetën në Kukës, pasi ka rënë nga një lartësi duke punuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te ura Perbregut, rreth 6 kilometra nga Kukësi.
Viktima është 32-vjeçari Alfred Frroku, punëtor i dublimit të urave.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por policia ka nisur hetimet.
(BalkanWeb)
Loading...