Vdes vajza që ngjiste malet me bikini dhe bënte foto

Një ngjitëse e cila u bë e famshme për selfien e saj me bikini në majë të një mali ka vdekur pas rënies në një kanion. Gigi Wu, e quajtur ndryshe edhe “Ngjitësja me bikini”, përdori një telefon satelit të shtunën, për të njoftuar që kishte rënë nga një kanion i Parkut Kombëtar të “Taiwan Yushan”.

Një skuadër shpëtimi u dërgua menjëherë pas sinjalit të saj, por kushtet e motit e bënë të vështirë gjetjen e saj. Një ditë më pas ajo u gjet pa jetë. Mësohet se vajza kishte ngrirë duke pritur.

“Kushtet e motit në male nuk janë të mirë, ne u kemi kërkuar trupës së shpëtimit të lëvizin trupin në një hapësirë më të hapur, në mënyrë që moti të hapet. Pasi moti të kthjellohet ne do kërkojmë që ta lëvizim trupin e saj me helikopter”, tha zjarrëfikësi, Lin Cheng –yi.


(BalkanWeb)

Loading...