Trupi i pajetë i Arjan Salës u gjet mëngjesin e sotëm, pas 4 ditësh luftë. Për këtë ngjarje tragjike ka ardhur një reagim nga pronar i kompanisë private të sigurisë ku punonte 32-vjeçari. Erzen Breçani ka bërë thirrje që i riu të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’.
Sipas tij veprimin e Salës do ta kishte zili çdo punonjës policie, qoftë shtetëror apo privat, ndërsa i kërkon prefektit të Tiranës, që 32-vjeçari të shpallet dëshmor i Atdheut, dhe të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë. Propozimin për ta shpallur dëshmor Breçani ia bën Prefektit dhe Këshillit të Prefekturës Tiranës.
Pestimi i Brecanit:
Miq te dashur;
Doja te shkruaja i pari njeri ne emer te Kompanis Breçani Security per punonjesin, Pergjegjesin e sherbimit te saje Arjan Salaj por shpresa me mbajti deri ne keto momente qe pas tre dit e neteve u gjet trupi i pa jete.
Jemi krenar si Kompani qe kishim ne mesin tone, qe punuam per vite me rradh me nje profesionist me nje hero si Arjani, me veprimin e tij mburret familja, ne shoqeria dhe i gjith opinioni Kombetar.
Krenar per vepren tende per ty Arjan Salaj????
Veprimi heroik qe dhe jeten per shpetimin e punonjesve te magazines dhe te qindra qytetareve ty te ben Deshmor te Atdheut dhe ti si punonjesi shembullor i Breçani security qe me veprimin tend ashtu sic duhet te veproj cdo punonjes Sigurie qe te kryej te mundesoje evakuimin e njerezve ne objekte qe bie zjarri, detyre qe e kreve me se miri jo vetem duke rrezikuar jeten tende por duke dhene jeten tende te shpetosh jeten e shum punonjesve e qytetareve te vendit tend.
Do e kishte zili cdo polici si shteti si private edhe policit e cdo vendi te Botes te kishte nje njeri te till ne gjirin e saj nje punonjes policie i cili sakrifikoj veten per te tjeret, ti e kalon krahasimin e nje polici qe humb jeten ne nje operacion Policor pasi shpetove shum e shum punonjes e qytetar te vendit tone
Ne si Kompani do i kerkojme, propozojme Perfektit, Keshillit te Qarkut qe te jepet titulli i larte Deshmor i Atdheut dhe trupi jot te prehet ne varrezat e deshmoreve te Kombit.
Familjes se Arjanit, nenes ,babait, femijes tre vjecar, gruas, vllezerve e gjithe te afermve te tij i shprehim ngushellime per humbjen e madhe te Arjanit
Sot i mungon cdo kujt HEROI yn rrespekt perulje per Punonjesin e BREÇANI SECURITY
LAVDI PAÇ ARJAN SALAJ