Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku situata e Covid-19 është shumë e rënduar. Teksa viktimat rriten çdo ditë e më shumë, familjarët nuk kanë vende ku të varrosin trupat. Zgjidhja e fundit është hedhja e tyre në lumë. Daily Mail shkruan se një video e bërë virale së fundmi, ka treguar dy persona që hedhin në lumë një person i cili kishte vdekur nga Covud-19.
Por ky veprim dënohet në Indi. Përmes videos policia ka identifikuar dy personat dhe i ka arrestuar. Ligji parashikon se pasi i dorëzohet trupi, duhet të digjet. Aktualisht India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të fundit, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve për javët në vijim.
Vdiq nga Covid-19, familjarët e hedhin trupin e viktimës në lumë
Loading...