Një i burgosur, që vuante dënimin në Burgun e Beratit, është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Blerim Protoduari, 39-vjeç, nga fshati Poshnje në Urë-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit në qeli nga roja e turnit të shërbimit.
Institucioni i IEPV-së Berat, që ka bërë edhe veprimet në vendngjarje me ekspertët e tij hetimorë të burgut, e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen që ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve.
Burime brenda Burgut të Beratit konfirmojnë se Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që ishte i burgosur për veprën penale “Dhunë në Familje”.
Të njëjtat burime konfirmojnë se ai nuk shoqërohej me askënd dhe prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.
Loading...