Ve tëvr asja e të riut me COVID-19, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një pacient me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, deklaron stafi i spitalit.

Loading...