Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët gjurmuan gati 50,000 njerëz për 18 vite rresht, besojnë se mos-marrja e vitaminave nga mishi mund të shkaktojë rrezik shtesë, transmeton lajmi.net.
Akademikët zbuluan se vegjetarianët dhe veganët kishin një rrezik 20 përqind më të lartë të goditjes në tru sesa ngrënësit e mishit.
Kjo është e barabartë me tre shtesë të gjendjes shëndetësore në 1000 njerëz mbi 10 vjet, kryesisht për shkak të një shkalle më të lartë të goditjes hemorragjike – të cilat ndodhin kur gjaku nga një arterie fillon të rrjedh në tru.
Vegjetarianët dhe veganët në studim kishin kolesterol më të ulët në qarkullim dhe nivele më të ulëta të vitaminave kryesore – siç është vitamina B12 – e cila mund të shpjegojë lidhjen e këtillë, thanë studiuesit.
Sidoqoftë, ata që shmangnin mishin gjithashtu kishin nivele dukshëm më të ulëta të sëmundjes koronare të zemrës – të cilat shkaktojnë sulme në zemër dhe anginë.
“Në përgjithësi, studimi i tanishëm ka treguar se të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar që ishin konsumues të peshkut apo vegjetarianë, kishin rreziqe më të ulëta të sëmundjes ishemike të zemrës sesa ngrënësit e mishit, por që vegjetarianët kishin rreziqe më të larta për goditje në tru”, deklaruan hulumtuesit.
Në një editorial, të botuar në të njëjtën revistë, profesori Mark Lawrence në Universitetin Deakin, Australi, tha që rreziku i goditjes së studimit duhet të mbahet në perspektivë. /Lajmi.net/