Veliaj: “Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja”

Gjatë fjalës se mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të turit “Bashkia që duam”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar mesazhet e marra sipas tij, nga demokratët përmes celularit.

Ai thotë se demokratet kanë lënë pas dallimet politike dhe I janë bashkuar sot në shesh qytetarëve të shumtë.

“Një falenderim për miqtë tanë demokratë. Keni bërë zgjedhjen e duhur. I kam marrë mesazhet tuaja.

E ndjej zhgënjimin tuaj me një parti që nuk ju përfaqëson më, e ndjej zhgënjimin tuaj me bashki që mbyllen.

Për të gjithë miqtë demokratë që e kanë parë që nën qeverisjen e Edi Ramës dhe PS, shteti bëhet më i mirë, ekonomia më e ndershme,drejtësia më e fortë, mirë se erdhët në familjen tonë, faleminderit që na u bashkuat”, tha Veliaj, citon vizionplus.

Erion Veliaj është një nga kryebashkiaket e PS të cilët janë rikonfirmuar nga Rama për të kandiduar për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Loading...