Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është shëruar nga Covid-19. Mësohet se kryebashkiaku ka marrë sot përgjigjen e tamponit të dytë, i cili ka rezultuar negative, duke bërë që tashmë, Veliaj të rikthehet në detyrë.
Bashkë me Veliajn, negative me koronavirus, ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Gruaja e kryebashkiakut, pasi mori vesh që ky i fundit, ishte i infektuar, bëri gjithashtu tamponin, i cili rezultoi negative.
Vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se ishte i infektuar me Covid-19 në fund të muajit korrik, më datë 28. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe se punën e vijonte nga shtëpia.
Loading...